E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Basha sulmon ashpër Ramën dhe Majkon
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i bindur se Kryeministri Edi Rama do të largohet dhe më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Me anë të një statusi në Facebook, Basha i është përgjigjur deklaratave së Edi Ramës dhe Pandeli Majkos që bënë gjatë mitingut të PS nga qendra e Tiranës.

Sipas kreut të demokratëve, do të jetë qeveria teknike që do të bëjë të mundur zgjedhje të lira.

Statusi i plotë i Bashës

Te lidhura Shtyrja e zgjedhjeve/ Basha i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Ramës dhe Majkos Apr 13, 2017 Rama sulmon fort PD-në dhe ka një mesazh për Metën: Ata kurrë nuk... Pandeli Majko i pakënaqur me sheshin “Skënderbej”: Fajin e ka Edi Rama se...

Me sigurinë që u jep edhe për pak ditë krimi në pushtet dhe pushteti i krimit, me drogën që u ka krimbur trutë financiarisht dhe fizikisht, ata hodhën edhe sot dorashkën ndaj një populli të tërë, se nuk do të tërhiqen, se nuk do të ketë qeveri teknike, se zgjedhjet do të mbahen me 18 Qershor.

Me sigurinë totale të një populli të bashkuar rreth kauzës së tij dhe flamurit kombëtar dua t’u them: Zgjedhje me 18 Qershor nuk do të ketë! Edi Rama do largohet! Një qeveri teknike do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Orët e drogës, orët e krimit po numërohen mbapsht. Ora e së mirës po vjen, ora e fitores për çdo shqiptar po troket. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori