E ardhmja e Milik në pikëpyetje, “zbehen” mundësitë e një rinovimi

Vazhdon të mbetet në pikëpyetje e ardhmja e Arkadiusz Milik te Napoli. Sipas mediave italine, për momentin tratativat mes palëve për rinovimin e kontratës janë ndërprerë dhe me shumë gjasa nuk duket se do të.

Kontrata e 26-vjeçarit me klubin e kaltër skadon në qershor të vitit 2021 dhe hipoteza më e mundshme është shitja e sulmuesit gjatë merkatos së verës.

Gjithçka rreth bisedimeve për rinovimin është bllokuar për shkak të klauzolës së kontratës, pasi Napoli dëshiron ta fiksojë në 100 milionë euro, por agjentët e Milik e konsiderojnë të lartë dhe për këtë nuk bien dakord.


Shtuar 13.04.2020 11:33