Basha sërish thirrje për protesta: Shembull kemi Rumaninë, ndryshimi po vjen
Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me profesionistët e rinj.

Ashtu si dhe në ditët në para Basha deklaroi se shqiptarët duhet të marrin shembull rumunët dhe të ngrihen në protestë më 18 shkurt.

“Shembullin e fundit në Rumani e ka parë gjithë bota, shqiptarët, rinia shqiptare nuk mund të bjerë poshtë këtij shembulli. Kjo është në dorën e gjithsecilit.

Unë jam produkt i kësaj hapje, hajes së Shqipërisë dhe PD. Këtë bekim dhe shans dua ta bëj të mundur sot për gjithsecilin që është këtu”,- tha Basha.

Duke i ftuar të rinjtë në protesta, ai shtoi se: “Ndryshimi po vjen, kam besim se ju këtu do i prini këtij ndryshimi./albeu.com/

Shtuar më 12/02/2017, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori