Basha: S'ka Parlament por asamble njerëzish
Pëlqej
Pas takimit me drejtues të PD në Vlorë, Basha ka deklaruar se nuk ka Parlament, por një asamble njerëzish. Burime nga PD konfirmojnë se takimi është në kuadër të përgatitjeve që po bën partia më e madhe e opozitës, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Mësohet se në këtë takim, kryetari i PD Lulzim Basha, ka kërkuar nga drejtuesit lokalë zbatimin e udhëzimeve mbi përcaktimin e delegatëve në Kuvend. Sakaq, ai ka dhënë edhe udhëzimet përkatëse në lidhje me procedurën e votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe ndryshimet në statut.

“Opozitës i është mohuar e Drejta Kushtetuese e Komisioneve Hetimore, pra është mazhoranca që ka shkatëruar jetën parlamentare në Shqipëri, dhe instalimi në Parlament i personave të inkriminuar, tregon qartë se mazhoranca kërkon një opozitë fasadë.

PD nuk do të jetë kurrë fasadë e oligarkisë. Ne kemi paraqitur vetëm çështjet që shqetësojnë në Shqipëri. Kjo është situata aktuale në Shqipëri.

Ka një papajtueshmëri të oligarkëve në Parlament dhe asaj të një vendi demokratik dhe të drejtave themelore kushtetuese. Ka një asamble njerëzish aty, por Parlament nuk ka. Me mbështetjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtar do t'ia dalim të shpëtojmë Kuvendin nga kjo mynxyrë”, është shprehur më tej ai. /albeu.com/


Shtuar më 18/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori