Basha sjell foto të trishta nga përmbytjet në Laç: Rama t’i lërë shfaqjet televizive (FOTO LAJM)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët, në Manzë të Durrësit.

Duke sjellë foto nga situata e përmbytjeve në Laç, Basha thotë se Rama flet për investime imagjinare në televizor dhe nuk shkon të shikojë impaktin e "investimeve" të tij.

Sipas kryedemokratit, qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në rrezik përmbytjeje.

"Edi Rama sa rri në televizor e flet për investime imagjinare të shkojë në Laç e të shikojë impaktin e "investimeve" të tij. Qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në rrezik permbytje. Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Përballu me qytetarët që i ke lënë në mëshirë të fatit, mos u fshih pas regjisë qendrore me pseudo takime ku atyre që të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës", ka shkruar Basha, ndërsa sjell një sërë fotosh të trishta./Albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori