Basha s’ia përton Ramës: E harrove mikun Elvis Roshin, përdhunuesin
Pëlqej
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD, Lulzim Basha reagoi në lidhje me akuzat e Ramës si dhe nuk harroi të sulmonte Ramën.

Basha I kujtoi Ramës miqësinë me ish- kreu i bashkisë së Kavajës Elvis Roshi duke e quajtur një përdhunues.

“I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu njerëzit e krimit, nuk ka nevojë të tregoj foto. Janë të dënuar për drogë, për prostitucion, për vrasje.

Rama i bëri deputet dhe i solli këtu në këtë sallë. Ata për përdhunim i bëri kryetarë bashkie.

E harruat Elvisin? Më pyetën ca çfarë është Griselda? I thashë që është një vajzë që i futën jastëk në bark dhe më pas thanë që ja futi në bark krimi. U vërtetua se Elvis Roshi, mik i Edi Ramës ishte një përdhunues.

E dini që nuk keni parti në Lezhë apo se dini? Qani hallin e PD-së. A e dini që shumë degë të partisë suaj i sundon krimi dhe kriminelët?

Po kur iu ngrenë pistoletat në mbledhjet e kryesisë tuaj banditët, kjo ndodh edhe në degë. Këtë e keni dhuratë nga Edi Rama. Nuk ka dhënë një shpjegim se pse dy të dyshuarit kryesorë të Elbasanit ndodhen në Holandë.

Pse u fsheh kërkesa e Interpol për Durim Keçin u fsheh dhe e nxorre vetëm para se të ikje në Itali dhe e dije që do haje thupra?”- tha Basha. /albeu.com/



Shtuar më 13/10/2017, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori