Basha shtyn protestën e opozitës për shkak të myslimanëve
Opozita ka ndryshuar datën e protestës së radhës duke e shtyrë me dy ditë.

Protesta nuk do të zhvillohet me 31 maj sikurse ishte njoftuar për shkak se është Nata e Kadrit. Ajo është një natë e shënuar gjatë Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit dhe festohet gjerësisht edhe nga myslimanët shqiptarë.

Ndërkohë mazhoranca pritet të çelë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit një ditë para protestës, me 1 qershor.

Njoftimi i PD-së
“Nisur nga fakti qe data 31 Maj eshte Nate Kadri, ne respekt te besimtareve myslimane; dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor eshte dita e femijeve;
Protesta kombetare do te mbahet me date 2 Qershor 2019, ora 19.00, perpara Kryeministrise”.
Shtuar më 27/05/2019, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori