Basha: Shtresë e mesme me 1 milion lekë të ardhura në muaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se ai dhe forca politike që ai drejton ka dy qëllime kryesore.

“Dy qëllimet kryesore tonat janë të krijojmë një shtresë të mesme, institucionet i takojnë qytetarëve shqiptarë.”, tha Basha.

Kreu i demokratëve theksoi rëndësinë e shtresës së mesme në një shoqëri demokratike, ku siç tha ai është “lokomotiva e zhvillimit” pasi kjo shtresë krijon pavarësi ekonomike.

Ai shtoi se aktualisht vetëm 20 mijë individë në Shqipëri i plotësojnë kushtet ekonomike për të qenë shtresë e mesme, çka sipas tij do të thotë se sistemi ka dështuar.

“Në vlerësimin ekonomik, shtresë e mesme në Shqipëri janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare shtresa e mesme përbën lokolmotivën e zhvillimit të një vendi.

Shtresa e mesme është garancia e demokracisë. Sa shqiptarë janë sot mbi 1 milion lekë? Vetëm 20 mijë shqiptarë kanë paga mbi 1 milion. që do të thotë se sistemi ka dështuar.

Kemi 900 mijë të varfër dhe disa njerëz që janë multi miliarderë. Ligji i shtresës së mesme është se shtresa e mesme ndihmon vetveten që të shumëfishohet.”, tha Basha.
Shtuar më 17/09/2020, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori