Rrëzohet një person nga kati i katërt i pallatit në Korçë

Një person është rrëzuar nga kati i katërt i një pallati në Korçë.

Mësohet se personi është gjallë, pasi ka rënë në tarracën e një objekti në katin e parë.

Burime bëjnë me dije se ambulanca dhe policia ndodhet në vendngjarje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 03.02.2023, rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit (ku banon vajza e tij) shtetasi P. H., rreth 75 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari, vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com/

 


Shtuar 3.02.2023 08:20