Basha: Shqipëria të ardhme europiane pa Edi Ramën

Kreu i opozitës ,Lulzim Basha duke komentuar protestën e sotme shkruan se Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane, por më parë duhet të largohet ai që sot drejton vendin, shkruan Albeu.com

Basha thekson se nuk mund të pranohet një kryeministër që është i kapur nga krimi dhe droga.

“Zemrat tona janë të mbushura me shpresë dhe kurajo që buron nga shpirti i një populli të bashkuar. Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit. Ne nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre.”, shkruan ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori