Basha: Shqipëria kërkon punë, jo llogje
Pëlqej
Gjatë inspektimit të rikonstruksionit të bllokut "Qemal Stafa" në kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha sulmoi sot qeverinë Rama lidhur me modelin që po ndërmerr qeveria në lidhje me vendet e reja të punës. Sipas tij Shqipëria europiane kërkon punë dhe jo llogje, ndaj modeli i punës duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

“Shqipëria evropian kërkon të bëjë punë dhe jo llogje. Për fat të keq, ata nuk po e ndërtojnë modelin e një Shqipërie europane, dhe s’po hapin vende të reja pune, ndihen të kërcënuar nga model i punës për qytetarët që përfaqëson bashkia e Tiranës. Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, e dinë se modeli i punës është modeli më i mirë. Ndaj jam i vendosur ta konsolidojmë që modelin e punës ta shtrijmë kudo, për të mirën e shqiptarëve dhe për të mirën e Shqipërisë europaine.”-deklaroi Basha.

Sipas Bashës, blloku "Qemal Stafa" ishte një zonë e lënë në harresë.

“Kjo zona ishte lënë në harrese prej dekadash, ndaj ky investim është në vazhdën ku punohet më mirë dhe për një Tiranë moderne ku pasazhi nuk shtrihet vetëm në qendër por dhe në periferi. Tirana moderne europaine është Tirana e punës, të cilët mundohet të ndërtojnë një të ardhme më të mirë, për fëmijët e tyre. Është e rëndësishme që Bashkia e Tiranës të vazhdojë me vizionin e saj të punës dhe ne këtë po bëjmë.”-tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori