Kjo dietë ju ruan kujtesën dhe ju mbron nga demenca

Ushqimet tradicionale të dietës së Mesdheut mund të ulin rrezikun për shfaqjen e demencës dhe humbjen e kujtesës, sipas një studimi të ri.

“Në këtë studim të rëndësishëm, studiuesit treguan se është e mundur që jo vetëm të përmirësohet funksioni njohës më specifikisht kujtesa, por gjithashtu të zvogëlohet rreziku për sëmundjen Alzheimer”, tha për CNN dr. Richard Isaacson, i cili drejton Klinikën e Parandalimit të Alzheimerit në Ëeill Cornell Medicine dhe Spitalin Neë York-Presbyterian.

“Sa më shumë të përputhej stili i tyre i jetesës me dietën mesdhetare, njerëzit kishin një vit shtesë më pak plakje të trurit. Kjo është e habitshme”, shtoi ai.

Kjo dietë konsiderohet si shumë e lehtë për t’u mbajtur pasi është e pasur në yndyra të shëndetshme dhe peshk, dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq.

Një tjetër veçanti e kësaj diete, të prezantuar për herë të parë në vitin 1993, është fakti se nuk ka një listë fikse me ushqime pasi çdo rajon i Mesdheut e përshtat atë në bazë të gastronomisë së saj.

Sipas nutricionistëve, sekreti i dietës në fakt, qëndron te freskia e ushqimeve, pasi ato duhen të sezonit. Po ashtu, sipas ekspertëve të fushës kjo dietë forcon imunitetin dhe parandalon mbipeshën dhe diabetin.


Shtuar 14.03.2023 20:49