Basha: Shqipëria digjet, kryeministri krihet
Pëlqej
Shqiperia digjet, kryeministri krihet. Kështu shkruan kreu i opozitës Lulzim Basha në Facebook duke reaguar pas konferencës së kreut të qeverisë i cili iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve lidhur me ngjarjet e fundit.

Sipas kryetarit të PD-së gjatë qeverisjes së majtë ka pasur një rritje të aksidenteve dhe vrasjeve ndërkohë që ekonomia është në krizë.

"Kreu i opozitës Lulzim Basha reagon. Turizmi ne diten e tij me te zeze. Aksidentet jane shtuar, vrasjet po ashtu. Ekonomia ne krize, papunesia ne rritje.
Te vetmit sektore ne ngjitje: propaganda dhe sekseret e pushtetit!" shkruan Basha. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori