Basha: Shpenzon për të hipur menderen në tajaret e botës… (VIDEO)
Lulzim Basha ka marrë pjesë në ditën e 16 të protestës së opozitës dhe bashkë me fermerët në çadrën e PD-së deklaroi se Rama ka shpenzuar dy herë më shumë për udhëtimet e tij në vendet e BE-së, se sa ka dhënë subvecione për fermerët.

“Ai ka shpenzuar dy herë më shumë për hipur menderen në tajaret e botës se sa subvencione për fermerët”, tha Basha, duke përdorur një gjuhë të ashpër.

Basha u premtoi fermerëve subvencione nga qeveria e tij në rast se zgjidhet kryeministër dhe garantimin e tregut për produktet e tyre.

“Ka rrugëdalje nga kjo krizë. Qeveria e PD ka një plan zhvillimi për bujqësinë. 150 milionë euro në vit, nga 100 milionë euro subvencione bazuar në prodhimet e tyre.

Për çdo kuintal prodhim bujqësor fermeri do marrë subvencionim. 50 milionë eruo do shkojnë për investimet që mbështesin infrastrukturën bujqësore, siç është çështja e ujitjes. Investimet në infrastruktura rrugore gjithashtu do të shkojë 50 milionë euro. Nuk do prodhojë një grusht importuesish në kurriz të miliona shqiptarëve.

Do garantojmë cilësinë e plehrave kimike dhe farave. Fermerët shqiptarë nuk mund të jenë vendi ku hidhen plehrat e Evropës. Ju jeni ankuar se bleni 10-fish më shumë plehun kimik, por nuk ka cilësi.

Produkti do të vijë më të njëjtin cilësi si jashtë vendit. Mbështetje me 50 milionë euro për infrastrukturën rrugore. Po ku do i gjeni paratë do pyesni ju? Paratë do i nxjerrim nga xhepat e hajdutëve”- tha Basha./albeu.com/

Shtuar më 05/03/2017, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori