Një tjetër varr masiv me 900 trupa zbulohet në Kiev

 

Një tjetër varr masiv që mban 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit.

Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në një intervistë me mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për “pastrimin e gjurmëve” dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshëm për të djegur kufomat.

“Askush nuk e di se sa njerëz kanë vdekur në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim,” tha Zelensky.

Detaje të tjera presidenti i Ukrainës nuk dha. Vendi më herët akuzoi trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat janë pushtuar për javë të tëra nga Rusia./albeu.com