Basha, sherr LIVE me Çilin dhe Vangjelin: S'do merrni asnjë lekë kur të jem unë Kryeministër
Kreu i PD-së Lulzim Basha, është përplasur sot pasdite me gazetarin Lorenc Vangjeli, teksa jepte prononcime në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.

Ka qenë një pyetje e Vasilit çka ka ngrehur gjakrat në emision. Kjo e ka pyetur Bashën për 21 Janarin, dhe ai nuk është përgjigjur.

Pas kësaj ka ndërhyrë Lorenc Vangjeli, i cili i ka kërkuar Bashës të përgjigjet. Mirëpo, kreu i PD-së ka nisur të sulmojë Vangjelin.

“Ti je i punësuar i qeverisë. Kjo është protestë madhështore dhe paqësore. Ti duhet të pranosh publikisht se je në shërbim të qeverisë”, i ka thënë Basha Vangjelit.

Debati me Çilin:

Basha: Turp për ato organizata që nuk ngritën njëherë zierin për padrejtësitë dhe krimin

Çili: Ju akuzoni për turp disa njerëz të lirë kurse qeveria akuzon për turp ata që vijë aty.

Basha: Nuk është turp të vish këtu për demokracinë. Ata që vijnë këtu janë intelektualë. Ke hequr nga puna Alfred Lelën dhe ke dalë tërësisht nga Henri Cili që kam njohur.

Çili: Më vjen keq..

Basha: Duhet të vijë keq për atë që ke bërë jo për këtë, nuk ka vend për oportunistët.

Çili: Më vjen keq që gënjeheni sepse do jeni dhe kryeministër i ardhshëm. Asgjë nuk është e vërtetë. Je i papërgatitur dhe duhet të trajnohesh gjatë.

Basha: Ke përfituar në kurriz të studentëve

DEBATI

Lorenc Vangjeli: Dialogu do qetësi….

Lulzim Basha:Ti punon për qeverinë, nuk duhet të injorosh këtë që po ndodh këtu. Kjo është një protestë paqësore. Lorenc Vangjeli: Ju jeni në të drejtën tuaj. Unë ndoqa këshillën tuaj për të mos folur për 21 janarin. Ju ishit në anën e kondakut ku u vranë 4 personat..

Lulzim Basha:Kjo është një protestë e qytetarëve. Këtu vendosin qytetarët dhe vendimi i tyre është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lorenc Vangjeli: Ju rrëfeni të paguarën nga qeveria si mëkat, ju keni qenë një nga të paguarit e qeverisë….

Lulzim Basha: Ke pyetje për temën…/Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori