Basha: Shembja e Obeliskut, urrejtje e Ramës për demokratët
Pas reagimit të deputetes Mesila Doda pas shembjes së Obeliskut të Demokracisë në Kavajë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, pasohet nje koment nga Lulzim Basha.

"Akti barbar i prishjes së Monumentit të Demokracisë në Kavajë është shprehja e urrejtjes që Edi Rama ka jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët e lirë!

Njësoj si etërit e tij politikë zgjodhi të provokojë nga Kavaja. Gabim fatal. Në labirinthet e bllokut nuk e mësoj dot modelin demokratik të qeverisjes.

Specialiteti i tyre ishte shkatërrimi, propaganda, pengmarrja në emër të popullit. Tirana e flaku, por kërceu nga gardhi... Çështje kohe, shumë shpejt do shpëtojë i gjithë vendi", shkruan kreu i PD në rrjetin social Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori