I riu nga Kosova sherr me një brazilian në Tiranë, policia e arreston, i gjen kokainë në banesë

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Kosova, i cili për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një Brazilian.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e 32-vjeçarit dhe ka gjetur lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një grirëse plastike me mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

“S. B., 32 vjeç, banues në Kosovë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin B. P., 28 vjeç, banues në Brazil, dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një grirëse plastike me mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia./albeu.com

 


Shtuar 18.07.2023 11:41