Ka plane për të zgjeruar familjen me “fëmijën e tretë”? Alketa Vejsiu surprizon me përgjigjen

Moderatorja Alketa Vejsiu me ëmbëlsinë që e karakterizon ka bërë publikun shqiptar të “dashurohet” me të.

Së fundmi ka realizuar një “Ask me a question” në faqen e saj në “Instagram”, ku dikush e ka pyetur prezantuesen nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë.

Ajo ka shkruar se binjakë do i shkonin shumë në këtë stad të jetës.

“Po dy binjakë më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për ti rritur në mënyrë praktike dhe sportive”, u shpreh Alketa.

Kujtojmë se Alketa ka dy fëmijë të quajtur Nicole dhe Lionelin. Nicole para pak kohësh u duk në mediat rozë por së shpejti ajo vendosi që të largohej nga vëmendja e tyre duke bërë edhe private llogarinë e saj në Instagram./albeu.com