Basha sërish vizitë Dollapit: Jemi pa gjumë por protesta do të mbahet
Kreu i Partisë Demokratike ka vizituar sërish në spitalin e Traumës, Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi. Kjo është vizita e dytë që kreu i PD-së i bën Sahit Dollapit në spital që nga lirimi i tij nga komisariati i policisë pasi u shoqërua për akte dhune në protestë.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat kryeopozitari Basha ka thënë se do të riorganizohet sërish një protestë para Drejtorisë së Polcisë në Tiranë.

"Një natë pa gjumë për shkak të asaj që na bënë. Mjekët Sahitin po e mbajnë nën kontroll. Do të ketë përsëri protestë tek Drejtoria e Policisë." ka thënë Basha në një deklaratë për media.
Shtuar më 12/05/2019, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori