Basha sërish përgjigje Ramës: Koha që despoti lindor të largohet
Lideri demokrat Lulzim Basha përcjell një tjetër mesazh refuzues për ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i dërgoi sot letrën e pestë publike teksa i bën thirrje të dialogojnë për zgjidhje të krizës politike.

Me një video të postuar nga protesta e djeshme e opozitës Basha deklaron se ëndrrat për të sunduar si lindor popullin perëndimor të Shqipërisë do të marrë përgjigjen e merituar.

Ai deklaron se nuk do të pranojë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur nga krimi pasi tani është koha për largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!

Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.

Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme", shkruan Basha.
Shtuar më 26/05/2019, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori