Basha: Sasia e drogës në vend 5 herë më e lartë se vitin e kaluar
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në një deklaratë për shtyp. Kjo deklaratw, erdhi disa orë pasi televizioni italian publikoi një reportazh në lidhje me drogën dhe krimin që sudnon në Shqipëri.

Ai është shprehur se e gjithë Europa është tronditur nga historitë e drogës, ku të përfshirë janë shqiptarët.

Fjala e Bashës

‘Jam i tronditur nga dëshmitë e publikuara në Rai3. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në gjithë Evropën dhe Amerikën Latine. Organizatat shqiptare kontrollojnë gjithë trafikun e heroinës. Organizatat shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj të trafikut, që e marrin në Evropë dhe e fusin në Shqipëri.


Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë. Krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetjen e të gjithëve. Kriminelët e kërkuar në Evropë shëtisin të lirë në Shqipëri. Kjo po e kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar, që kontrollohet nga krimi. Çdo gjë është e financuar nga paratë e drogës’, tha Basha.
Shtuar më 08/08/2019, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori