Basha rikthen Xhaferajn në Durrës pasi i doli partia prej duarsh
Lulzim Basha është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale të vitit të ardhëm duke marrë masat për të ngushtuar dezavantazhin e thellë të arritur ndaj socialistëve në përballjen e fundit elektorale.

Sëfundmi kreu i demokratëve ka vendosur Ferdinand Xhaferajn në krye të degës së PD-së së Durrësit.

Xhaferaj shihet si një rikthim i detyrushëm i Bashës pasi është figura e vetme konsensuale mes demokatëve bregdetarë larg klaneve që kishin drejtuar deri para se Basha të vinte dorë vetë në degën e PD-së së Durrësit përmes komandimit të Oerd Bylykbashit.

Xhaferaj ishte drejtuesi i analizës së përgjithshme të bërë nga PD pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme dhe duket se Basha shpreson se situata në këtë qytet mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme për demokratët kur fitonin me avantazh të thellë kundrejt të majtëse.

Ferdinand Xhaferaj ka qenë në krye të PD-së edhe më parë, ndërsa ka fituar katë herë radhazi mandatin e deputetit Durrës deri kur Berisha i kërkoi të kandidonte në emër të demokratëve për bashkinë duke lënë postin e ministrit të Kulturës. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 20:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori