Basha "tallet" me këshillën e Ramës: Ngadalë me zgjedhjet...se do të merret fryma!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Kryeministrit, Edi Rama mbi “këshillën” që i dha opozitës gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook.

Rama i sugjeron opozitës që të kthehet në realitet dhe të sfidojë qeverinë pasi kjo i shërben edhe Shqipërisë.

Por, në përgjigjen e tij Basha, i përgjigjet me ironi, pasi sipas tij Rama është në panik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 18 qershor.

“Ti thotë dikush: fol me ngadalë kur flet për zgjedhjet se te merret fryma…”, shprehet Basha.

Ndërsa sa i takon “këshillës’, kreu i PD-së thotë se, pas dështimeve në realizimin e premtimeve të katër viteve më parë, tani po merret dhe me programin e opozitës.

“Pasi e qau programin e vet me 300 mije vende pune dhe shëndetësi falas tani lideri global po merret edhe me programin e opozitës”, shprehet Basha./Albeu.com/

Shtuar më 22/01/2017, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori