Basha reagon për Fullanin: Rama-Meta duan të kapin politikën monetare
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi sot nga drejtësia transparencë lidhur me procesin e arrestimit Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, kreu i opozitës u shpreh se politika nuk duhet të influencohet në këtë proces.

“Politika nuk duhet të influencohet në këtë proces as nuk duhet ta motivojë por duhet ta ndjekë me përgjejgësi të madhi pasi interesat e Shqipërisë e shqiptarëve kërkojnë që ky proces të ketë transparencë maksimale dhe drejtësi të pandikuar dhe ta pamotivuar nga frymëzimi oligark i dyshes Rama-Meta për të kapur gjithë pushtetet dhe për të vënën nën kontroll politikën monetare shqiptare e cila do të kishte pasoja katastrofale për vendin e shqiptarët,” deklaroi Basha në një prononcim për median nga selia e PD-së. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2014, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori