“Mbreti” i xhunglës i frikësuar hipën në pemë, e ndoqën mbi 100 buaj

Një luan i frikësuar është fotografuar duke qëndruar në një dru të gjatë, në përpjekje për të shpëtuar nga një tufë buajsh.

Luani, i cili njihet si “mbret i xhunglës”, u ngjit në një dru të llojit Akacia në Parkun kombëtar Nakuru të Kenias.

Ndonëse luani nuk mundi të ngjitej në lartësi të madhe, pasi rrëshqiste poshtë nga pasha e rëndë, kopeja e buajve e humbi interesimin për ta kërcënuar më tutje kafshën.

Në këtë mënyrë, luani më vonë zbriti në tokë dhe u largua pa u dëmtuar.


Shtuar 4.02.2020 13:36