Mickoski: Nuk pres që kjo qeveri kriminele t’i lërë kolltukët prej lëkure

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, është shprehur se nuk pret që qeveria kriminale e Maqedonisë së Veriut të lërë kolltukët prej lëkure.

Këto komente erdhën pas pyetjes së gazetarit se si do ja bëjë që qeveria të pranojë të ketë zgjedhje të parakohshme.

Ai shtoi se qeveria përfiton privilegje vetiake në kurriz të popullit, duke vjedhur të mirat e përbashkëta.

“Nuk pres që kjo qeveri kriminele të dojë t’i lërë tapetet e kuqe të trashë dhe kolltukët prej lëkure ku është shtrirë si dhe privilegjet që përjeton mbi kurrizin e popullit, nuk pres që ta pranojnë këtë, thjesht do të ikin sepse janë të vetëdijshëm se pas kësaj do të ketë përgjegjësit”, tha Mickoski./albeu.com/