Basha: Ramës e Metës iu duhen për vete policia dhe drejtësia
Pëlqej
Reformat e qeverisë në Polici dhe në Drejtësi janë cilësuar nga kreu i opozitës Lulzim Basha si të nxitura nga interesat personale të Kryeministrit Rama dhe të kreut të Kuvendit, Meta, për të mbrojtur vetveten dhe miqtë e tyre.

”Kundër Kushtetutës, kundër ligjit, kundër interesave të shqiptarëve, kundër partnerëve ndërkombëtarë vetëm për interesat e tij dhe të mik-armikut të tij. Shkatërroi Policinë dhe do të kapë Drejtësinë. Për vete. Për Metën. Për Ndokën dhe shokët e tyre.” shkruan Basha në Facebook duke komentuar pas debatit mediatik ndërmjet Nishanit dhe Ramës lidhur me mosmiratimin nga Presidenti të Ligjit për Policinë e Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori