300 mijë vende pune të premtuara nga Rama, Basha: Përzuri më shumë se 300 mijë shqiptarë (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një vdeo të bërë publike në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka vënë në dukje premtimet e pambajtura të kryeministrit Rama.

Basha shprehet se Rama ka premtuar 300 mijë vende pune për shqiptarët por fatëkeqësisht më shumë se 300 mijë janë larguar nga Shqipëria.

"Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks", shkruan ndër të tjerash Basha.

Postimi i plotë

"Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik."

Shtuar më 06/09/2019, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori