Basha: Rama të tërheqë aktin normativ nëse do konsensus
Pëlqej
Lulzim Basha
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ndaj thirrjes së kryministrit Rama për bashkëpunim duke i kërkuar kreut të qeverisë të anulojë aktin normativ të ligjit për nënpunësin civil.


Në një deklaratë për mediat Basha u shpreh se opozita është e vendosur për të mos pranuar aktin normativ që i nguli thikën konsensusin.


“Akti normativ mbetet fakt, shkatërron konsensusin, marrëveshjen unanime me votën unanime në Kuvend për një nga tre ligjet e Brukselit. Të jeni të qartë asgjë nuk ka ndryshuar, nuk do konsensus, nënshtrim, që opozita ti nënshtrohet vullnetit arbitrar, akti normativ zhbën një ligj votuar me 3/5. Opozita shqiptare do të qëndrojë fort në mbrojtje të vlerës së konsensusit dhe ligjit, nëse me te vërtetë do dialog dhe konsensus për cdo problem që mendon se ka evidentuar në mënyrë të ligjshme opozita është e gatshme, por është ai që i ka prerë rrugën këtij dialogu, duke miratuar në errësirë aktin normativ” tha Basha.


Sipas tij, Rama sot gënjeu shqiptarët, kur tha se ekspertët e BE-së kishin parashikuar hyrjen në fuqi të ligjit pas një viti.

“Ekspertët e BE kishin parashikuar hyrjen e ligjit në fuqi 15 ditë pas aprovimit nga Kuvendi. Ishte opozita e atëhershme që kërkoi që ligji të hynte në 1 tetor dhe ishte Partia Demokratike që pranoi këtë për hir të konsensusit” tha Basha.
Shtuar më 10/10/2013, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori