Basha: Rama, spastrim administratës
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kritikoi vendimin e të hënës së qeverisë socialiste që shtyu me 6-muaj hyrjen në fuqi të Ligjit për Nëpunësin Civil.

“Edi Rama shpalli shfuqizimin 6-mujor të ligjit, i miratuar me konsensurs dhe unanimitet me 30 maj. Ky është një nga 3 ligjet, mosmiratimi i të cilit solli mosmarrjen e statusit kandidat dhjetorin e kaluar. Ky është një nga 3 ligjet që Brukseli tha se nuk mjaftonte referendumi dhe kërkoi konsensus, konsensus që u dha më 30 maj pasi Rama u sigurua që ishte tepër vonë për marrjen e statusit pranverën që kaloi. Mbrëmë ky konsensus u godit. Rama shpërfili paralajmërimet e opozitës dhe hodhi poshtë konsensusin e Kuvendit. Kjo nuk ndodh në vendin që mbështetet në parimet ligjore dhe demokracisë. Kjo ndodh vetëm në banana-republikat”, deklaroi zoti Basha në një konferencë për shtyp.

Basha i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit që të ndërhyje, sipas tij, për të mos prishur konsensusin e arritur. Basha foli edhe për ato që ai i quajti tundime të mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës.

“I bëj thirrje Kreu i Kuvendit të bëjë detyrën dhe të shmangë çdo tundim të mazhorancës dhe ndaj deputetëve të opozitës dhe të kuptojë që konsensusi nuk është punë numrash, por çështje vlerash. Në orët më vonë do të mblidhet grupi parlamentar i PD dhe me aleatët për të vendosur për hapat e mëtejshëm. PD është e angazhuar që t’i ofrojë anëtarëve të administratës që ndjehen të kërcënuar me pa të drejtë, sic ka bërë deri më tani, ndihmën nëpërmjet rrjetit të zyrave. Ligji mbronte administratën dhe shtyrja e tij me 6 muaj bëhet për të pastruar administratën. Hoqën mbrojtjen ligjore të ligjit që të nisin spastrimet në administratë në kundërshtim të plotë me zotimin e tyre para partnerëve në Bruksel”, tha Basha.
Shtuar më 01/10/2013, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori