Basha: Rama puthet me Mogherinin e thotë plastë armiku
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat deklaroi se Edi Rama vazhdon propagandën e tij, duke thënë se qeveria ka bërë detyrat, e duke gjetur armikun jashtë tij.

Shqipëria po shkon pas. Dy kushte të reja nga Bundestagu janë që të arrestohen hajdutët e votave dhe po ashtu të përsëriten zgjedhjet e 30 qershorit, që ishin diktatoriale.

Kryeministri shqiptar vuri interesin e vet mbi interesat e shqiptarëve. Ka një përpjekje për ta paraqitur situatën sikur ka përplasje mes Francës e Gjermanisë dhe jo gjendjen e Shqipërisë.

Kjo është një tentativë qesharake. Në këtë gjendje nuk ka shanse të hysh në BE. Dil e pyet një shqiptar të thjeshtë a është gati Shqipëria e do të thotë jo.

Kush nga ne nuk e di se çfarë valë emigrimi ka Shqipëria. Vendi ynë ka numrin e azilantëve më të madh në planet. Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi.

Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë”, tha Basha.
Shtuar më 18/10/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori