Basha: Rama po shkatërron dekriminalizim, dalja e Roshit me Ahmetajn, skandal politik
Lulzim Basha, kreu i opozitës nëpërmjet një statusi në Facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama për dekriminalizimin. Basha shkruan se dalja e Elvis Rorshit me ministrin Arben Ahmetaj në fushatë, është shkatërrim i dekriminalizimit.

“Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit.

Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit. Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga.

Prandaj nuk e e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë. Më #18Shkurt#NgrihemiBashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë”, tha Basha./albeu.com/


Shtuar më 04/02/2017, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori