Basha: Rama po bën gati kriminelët që t’i shkatërrojë zgjedhjet, ja faktet
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ka denoncuar se Qeveria është duke u bërë gati që të përdorë kriminelët për të shkatërruar zgjedhjet e 18 qershorit përmes vjedhjes së votës.

Basha theksoi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri do të përpiqen mos të lejojnë zgjedhje të lira dhe ndershme për të mbajtur me çdo kusht pushtetin kriminal.

Fjalimi i Lulzim Bashës:

"Investimet e huaja janë bllokuar, ekonomia është në gjendje të mjeruar. Shqiptarët vazhdojnë të largohen pasivisht nga vendi, dalja nga kjo gjendje është e qartë.

Dalja e Shqipërisë nga kjo gjendje është e qartë, kalon përmes zgjedhjve të lira, përmes argimit të kriminelëbve nga politika, përmes luftës ndaj korrupsionit qeveritar dhe reformës në drejtësi.

Rilindja e 1 prillit ka vetëm një qëllim, të ruajë gjendjen aktuale. Ta mbajë Shqipërinë kështu siç është, me këtë politikë sepse kjo gjendje ju siguron atyre pasurimin. Pakica në pushtet ka siguruar miliarda përmes drogës, koncesioneve dhe koncesionit qeveritar.

Dëgjoni dëshmitë e ish-ministrit Manjani. Që të ruajnë dhe shtojnë pasurinë duhet që droga të vazhdojë të shtohet, që Balili me shokë të punojnë të lirë dhe të paprekshëm.

E vetmja gjë që garanton që të vazhdojë pasurimi i tyre është mbajtja e këtij pushteti politik me çdo kusht. Dhe e vetmja mënyrë është vjedhja e zgjedhjeve. Sepse zgjedhjet e lira janë fundi i kriminelëve.

Me qëllim që të marrin zgjedhjet janë gati të përdorin kriminelët për të kërcënuar votën e lirë, për të manipuluar votuesit dhe të përdorin median e kapur për të fshehur manipulimin.

Ky është skenari që do të shkatërrojë të ardhmen e Shqipërisë. Këtë skenar e kanë denoncuar edhe vet anëtarët e qeverisë.

Që tani e kanë ndarë hesapin e zgjedhjeve. Nuk kanë nevojë për votat e njeriu, nuk llogarisin fare. Pazare që ndajnë si plaçkë pasuritë e shqiptarëve"-tha Basha./albeu.com/


Shtuar më 01/02/2017, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori