Basha: Rama përkrah kriminelët, sfidon SHBA-të
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi Rama ishte për një takim me bazën e PS-së në Kavajë.

Basha tha se Rama doli në shesh krah për krah me Roshin, duke përkrahur kështu një kriminel.

Kreu i PD-së theksoi se Rama po sfidon hapur SHBA-të me gjestin e tij, prej faktit se Roshi është person që preket nga ligji i dekriminalizimit.

Reagimi i Bashës

Edi Rama krah per krah me Roshin e Kavajes, nje nga subjektet kryesore te dekriminalizimit, duke sfiduar nderkombetaret dhe ligjin e miratuar. Pas vizites dhe mesazheve te sekretarit Kerry, po i jep gajret nje nga nje personave me rekorde kriminale te promovuar prej tij qe ti perdore perseri. Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit do te mbylle cdo penxhere dhe vrime per ta dhe shefin e tyre. /Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2016, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori