Basha: Rama, kryeministër mashtrues
Pëlqej
Gjatë inspektimit të rikonstruksionit të kopshtit “Nënë Tereza’ në kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha akuzoi sërish sot kryeministrin Edi Rama se ai është arkitekti i bllokimit i të gjitha projekteve strategjike.

“Një numër jo i vogël kopshtesh të kryeqytetit janë buxhetuar që në vitin 2014, por prokurimi i tyre po ndodh tani, jo se Bashkia e vonoi, por se ish-kryebashkiaku e bllokoi buxhetin e bashkisë, kjo është lufta politike që Rama po i bën bashkisë së Tiranës. Ky nuk është kryeministri më armiqësor, por dhe më gënjeshtar dhe mashtrues, pasi është vetë arkitekti i këtij bllokimi. Ai bllokoi vetë buxhetin e bashkisë, siç është Bulevardi i ri i Tiranës, pasi nuk i duron dot veprat e mëdha dhe i ka kompleks.
Nuk kishin parë kurrë që një kryeministër të bllokojë këto projekte. Rama bllokoi hapat e mëtejshëm për tramvajin e Tiranës, i cili e ka projektin gati me ndihmë të qeverisë franceze”, tha Basha.

Me tej Basha theksoi se armiqësia e Ramës nuk është ndaj tij, por ndaj qytetarëve të Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori