Basha: Rama kërkon të kapë Bankën e Shqipërisë
Pëlqej
Në një prononcim për mediat pas homazheve të bëra në memorialin e Azem Hajdarit me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së tij, Lulzim Basha tha se PD mbështet hetimet për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

PD e cilëson arrestimin e Fullanit si të stisur dhe shtyrë politikisht nga kryeministri Edi Rama, me qëllimin për të kapur institucionin e Bankës së Shqipërisë.

“Ne jemi dakort që ngjarja duhet hetuar. Ne mbështesim hetimet që personat përgjegjës të vendosen para ligjit. Shteti ligjor garanton që askush përgjegjës mos shpëtojë dhe asnjë person i pafajshëm të mos dënohet.

Është qëndrim i PD që vepra të tilla të stisura për interes mediatik nuk mund të ndodhin pa një shtytje të fuqishme politike në përputhje me orekset e Edi Ramës, për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe për të shfryrë mllefet të shprehura me gojën e tij, ku pas arrestimit të Fullanit, ai u shpreh se shumica e tij do e shkarkojë”, deklaroi kreu i PD-së Basha. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori