"Hap gojën,
tender apo lekë tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë
fushatën ndaj tij..."
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi
Rama ka ndërmend t’i vazhdojë sulmet ndaj tij.
Kryedemokrati tha se sot kryeministri
Rama ka dërguar në Kosovë një personazh të Tiranës, emrin e të cilit nuk e ka treguar, për t’i ofruar ose para ose
tender një ish-komandanti të UÇK-së në mënyrë që ai të tërhiqte disa fjalë të mira, që i kishte thënë për të.
Sipas Bashës, kjo kërkesë e Ramës ndaj ish-komandantit të UÇK-së i është bërë me qëllim që të vazhdojnë
fushatën ndaj tij.
Fjala e Bashës:
Doni të dini diçka. Ta bëjmë një lajm të vogël? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga ish-komandantët e UÇK-së dhe i ka thënë:
“Edi
Rama ka thënë hap gojën,
tender apo lekë tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë
fushatën ndaj tij.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 22:35