Basha: Rama fshehu urdhër-arrestin për Frrokun, skandali qelbet erë
Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri, se kanë fshehur qëllimisht urdhër-arrestin për Mark Frrokun.

"Skandali i radhës është fshehja kriminale e kërkesës së Interpol për deputetin Frroku, i akuzuar për vrasje. Dy herë radhazi është injoruar kërkesa nga vendi mik.

Nuk ka harresë në këtë nivel, arsyeja nuk mund të ishte as burokratike. Ministrisë së Brendshme, për herë të parë i vjen një kërkesë e tillë. Arsyeja është fshehja e krimit me krim, kapja e dëshmitarit kyç dhe kthimi i tij në një kamerdare për Metën në akuzën më të fortë të 25 viteve të fundit të akuzës, për vrasjen e dy deputetëve.

I kanë vënë një tjetër njollë të pamerituar vendit. Kanë goditur drejtësinë dhe shtetin. Skandali qelbet erë të keqe". /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori