Basha: Rama është përgjegjës për kërcënimin ndaj Berishës!
Menjëherë pas postimit të ish kryeministrit Berisha, për kërcënim ndaj tij, një reagim është përcjellë nga Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar si një akt kriminal dhe shpallje lufte ndaj PD.

"Kërcënimi mafioz i Sali Berishës nga Edi Rama, përmes benjiaminit të tij në afera korruptive dhe trafikun e naftës e të droges, Beso i Tajvanit, pas denoncimit me fakte dhe prova të aferave korruptive që lidhin bashkë këta të dy prej 15 vitesh, është një akt kriminal dhe shpallje e hapur lufte ndaj Partisë Demokratike, çdo demokrati dhe demokrate dhe çdo shqiptari e shqiptare që beson te transparenca, fjala e lirë dhe barazia para ligjit.

I bëj me dije Edi Ramës se Partia Demokratike e mban atë politikisht, ligjërisht dhe personalisht përgjegjës për këtë kërcënim mafioz dhe se pasojat e ketij akti do të bien personalisht mbi të dhe skotën e tij të banditëve dhe të korruptuarve me të cilët sundon Shqipërinë edhe për pak kohë". /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2016, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori