Basha: Rama erdhi në pushtet nga paratë e krimit
Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat përveç se ka folur mbi gjëndjen aktuale ne vend ka sjellë edhe njëherë në kujtesë Saimir Tahirin dhe kanabizimin e vendit.

Sipas Bashës, këta janë ortakët e pushtetit të Ramës të paligjshëm.

"Këta njerëz nuk kishin asnjë leje ndërtimi,
U dhanë lagunat kriminelëve në veri, konçesionet, minerat. Pas të cilave fshihen paratë e krimit të organizuar në Shqipëri. Edi Rama është pengesa kryesore për çeljen e negociatave.
Saimir Tahiri ktheu në 2016 Shqipërinë në vendin nr një të kanabisit. Shqiptarët u rekrutuan e u bënë ushtarë për të mbrojtur lëndinat e kanabisit, mijra të tjerë për të transportuar në Europë. Jo vetëm se nuk procedoheshin penalisht por bëheshin parlamentare e merrnin post.

Shqipëria sot nuk transporton asgjë me vlerë.
U asgjësua e drejta për të punuar me djersën e ballit pa patur bekimin e korruptimit. Çdokush që kërkon të bëjë progres, të vetmit që çajnë janë oligarkët të cilët gjithashtu kanë pushtuar edhe mediat. Saimir Tahiri është ekspozuar si koka e trafikimit të narkotikëve por është ende i lirë", tha Basha.


Shtuar më 13/06/2019, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori