Basha: Rama dhe Meta bllokuan procesin e dekriminalizimit
Menjëherë pas takimit të mbajtur me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një prononcim të shkurtër për mediat se zgjedhjet e 21 Qershorit çuan në kriminalizimin e mëtejshëm të pushtetit vendor.

“Nuk pati dekriminalizim, por kriminalizimpushtetit vendor”, tha Basha.

Kreu i opozitës shtoi se me Presidentin e PE-së ndau shqetësimet për problemin e korrupsionit, krimit dhe mungesës së zgjedhjeve të lira. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2015, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori