Basha: Rama bllokadë veprave publike të Tiranës
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po bllokon çdo vepër publike e cila po kryhet nga Bashkia e Tiranës. Gjatë inspektimit të rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, Basha u shpreh se Rama i ka hapur ‘luftë’ të gjithë projekteve të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, siç ëhstë Bulevardi i Ri apo dhe ndërtimi i Terminalit Multimodal të pasagjerëve.

“Në çdo vepër publike, të qytetit të Tiranës, Edi Rama ka vendosur një bllokadë atë që se ka bërë asnjë kryeministër, siç se ka bërë as Nano, as Berisha, as Meksi, i cili ka bllokuar në mënyrë të paprecedentë çdo vepër publike në Tiranës. Midis pushtetit vendor dhe atij qendror ka pasur probleme, por kurrë një kryeministër s’ka arritur të shkojë deri aty sa të penalizohet një qytet të tërë. Siç është ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës, e cila i jep një pamje tjetër Tiranës, një profil të ri për të gjithë qytetarët. Ka bllokuar terminalin multimodal të Tiranës, madje ka bllokuar një sërë projektesh të tjera për qytetin e Tiranës. Nuk i kërkoj askush një leke qeverisë, por duhet të bashkëfirmoste koncesionin së bashku me bashkinë e Tiranës.” u shpreh Basha.

Më tej kreu i bashkisë theksoi se këto projekte, nuk janë projekte individuale, por të qytetarëve të Tiranës.

“Këto projekte nuk janë të Lulzim Bashës, e as të PD-së. Kur ka qenë kryebashkiak ai ka marrë fonde nga qeveria, por jo ai, por kryeqyteti. Nuk është kjo situata, pasi këto projekt mbeten të bllokuara, ndaj kjo është situata e Bashkisë së Tiranës, Buxheti i të cilës është bllokuar. Sot po japim një përgjigje; çdo luftë që do i shpallin bashkisë së Tiranës, unë si kryebashkiak do përmbush detyrën e marrë. Shumë prej tyre projektuesve si kanë marrë lekët. Por ajo që dua të them është se e keqja nuk mund të triumfojë shumë”-tha Basha.

Sipas bashkise fondi i investimeve për rikonstruksionin e shkolles “Ahmet Gashi” ishte 3 milionë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori