Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim
Basha me anë të një deklarate për media ka reaguar sot ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Bashkisë Edi Rama.
"Ja ndjej ankthin që ka sepse për 13 vite në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, “Zogun e Zi” në kolaps, planin
urban që nuk e bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët.
Kuptoj edhe
dufin kundër planit
urban, qendrës së rregulluar, festave të qytetit dhe në veçanti ndaj projekteve të mëdha që po marrin jetë si: Bulevardi i Ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami.
Ndryshimin e sheh çdokush.
Por bën mirë që e nxjerr
dufin në twitter. E ka kuptuar, uroj, që shqiptarët janë ngopur duke e parë plot vrer e shfajësime për ato që nuk na bëri gjatë 13 viteve të tij në pushtet", përfundon deklarata e kryebashkiakut të Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2013,
ora 17:51