Basha: Rama, bahçevan i keq, pështyn atë që mbolli
Pëlqej
Kryetari i Bashkise së Tiranës Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet e paligjshme në Tiranë. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Basha shprehet se ato leje ndërtimi janë lejet e dhëna prej Ramës kryebashkiak.

“ Sa i vjetër dhe prapa kohe z. Kryeministër. Punëpak e fjalëlumë. Në bashki grindej për Qeverinë, në Qeveri grindet për Bashkinë. Nuk merret me punësimin, sigurinë, ekonominë, por si bahçevan i keq pështyn farën që vetë mbolli.” shkruan Basha. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori