Basha: Qëllimi i protestës së opozitës nuk është bojkoti por …
Partia Demokratike vazhdon protestën e saj në ditën e 20 të saj dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaruar nga çadra para kryeministrisë se qëllimi i protestës së opozitës nuk është bojkoti.

“Kush i fryn borive të bojkotit gabohet rëndë. Bojkot nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhjelira dhe të ndershme.

Ti me kriminelë unë me pedagogë, ti me hajdutë unë me qytetarë, ti me vesin ne me virtytin, ti kundër zgjedhjeve ne për zgjedhjet, ti për drejtësinë e kapur ne për drejtësinë e vërtetë, të pakapur.

Sot në KQZ partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhjelira dhe të ndershme. Kush i fryn borisë që bojkotit gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do ketë zgjedhjelira dhe të ndershme”- tha Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se kjo rrugë e nisur nuk ka më kthim, e as tërheqje.

“Ju e thatë, ju e vendosët dhe ne do ta bëjmë realitet; qeveri teknike, largimin e Ramës dhe kabinetit të turpit, krimit dhe drogës, asnjë tërheqje nuk ka e nuk mund të ketë, cdo tërheqje do ishte tradhti para shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre”- tha Basha.
Ai iu drejtua me një tjetër thirrje qytetarëve për t’u bërë bashkë.

“Jemi këtu duke u njohur edhe më shumë me ju mijëra heronj, jo të heshtur, po zëlartë, të demokracisë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, duke vrarë frikën, duke i kërkuar qytetarëve të ngrihen dhe të përmbysim republikën e krimit dhe zgjedhjeve të kapura.

Kjo luftë, kjo betejë nuk bëhet për interesat tona politike, republika e vjetër ti bëjë mirë llogaritë, sado kriminelë të fusë në oborr, nuk ka qeveri ti bëjë ballë popullit që ngrihet bashkë për zgjedhjelira e të ndershme. Qytetarë të bashkuar deri në fitore”- tha ai./albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori