Basha: Qeveria të lejojë kthimin e shqiptarëve të mbetur në kufi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shqiptarët që kanë mbetur në pikat kufitare.

Basha shprehet se situata është dramatike, ndërsa kërkon ndërhyrjen e mënjëhershme të autoriteteve.

“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan Basha.
Shtuar më 02/04/2020, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori