Basha: Qeveria synon kapjen e Bankës së Shqipërisë
Pëlqej
Në përfundim të një takimi me përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kreu i Partisë Demokratike akuzoi qeverinë se nuk bën transparencë, por mundohet që të mbulojë me reklama propagandën e një Shqipërie virtuale që ekziston vetëm në kokën e Kryeminsitrit, ndërkohë që shqiptarët vuajnë për bukën e gojës.

Vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, ai e cilësoi si një skandal të papranueshëm, duke shtuar se opozita nuk e ka përdorur politikisht.

“Jemi të bindur se përmes kapitalizimit politik rrëzojmë besueshmërinë e sistemit bankar shqiptar dhe nuk ngelet më asnjë tullë ku të ngrihet ngrehina e sigurisë ekonomike. Por kjo nuk e ka penguar qeverinë që ta përdorë politiksht këtë ngjarje, pasi qeveria ka synim kapjen e Bankës së Shqipërisë, në një kohë që dëmtimi i besueshmërisë së sistemit bankar do rëndonte mbi shpatullat e shqiptarëve”, u shpreh Basha. /albeu.com/


Shtuar më 28/08/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori