Nga qyteti i Kavajës teksa ka zgjedhur të festojë festën e Kurban Bajramit,
Basha është ndalur edhe tek mesazhet
politike. Gjatë vizitës së tij në xhaminë e Kavajës, kreu i PD ka uruar besimtarët myslimanë për këtë ditë të shënuar për ta, duke nënvizuar se ky qytet ruan traditat.
“Kavaja, qyteti që ka bërë varrosjen e komunizmit. Nuk jemi për të folur për politikë, sot është ditë e shenjtë”, deklaroi
Basha.
Duke u ndalur tek situata
politike në vend,
Basha tha se
qeveria aktuale i përket së shkuarës.
Kreu i opozitës shtoi më tej se mazhoranca e sotme është një e keqe e përkohshme. “
Qeveria aktuale, i përket të shkuarës. Kjo është një e keqe e përkohshme. Janë forca që shkatërrojnë vendin, nuk ndërtojnë”. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2014,
ora 11:39