Basha: Prokuroria e Ramës po mbron kriminelët
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me ambasadorin gjerman ka dalë në një deklaratë për media. Basha ka folur lidhur me votat e zgjedhjeve që lamë pas.

Sipas Bashës, vjedhjen e votave ka për ta marrë vesh e gjithë bota.

Basha gjithashtu nuk la pa përmendur dhe dosjen 184. Sipas tij, Edi Rama po përpiqet që ta mbyllë plotësisht këtë ccështje.

"Guximi që kanë marrë për të përpjekur për të mbyllur një çështje që e ka marrë vesh gjithë Europa tregon se dëshpërimi i Edi Ramës është i tillë sa ka vendosur të shtyjë këto masha të pushtetit të tij si Arta Marku dhe Donika Prela drejt vetëflijimit. Me veprimin që kanë ndërmarrë sot të dy janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji. Kanë shpërdoruar detyrën duke mbuluar një vepër të rëndë kriminale. Prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre", tha Basha.

Gjatë javëve në vijim do të shpalosim një platformë për një Shqipëri si gjithë Europa, si një plan kombëtar për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuara duke mbyllur përsori derën e Europës për Shqipërinë e duke futur ekonominë në një krizë më të thellë. Kjo për të nxjerrë kriminletë nga parlamenti, bashkitë dhe ekonomia.

Dhe për t’ja kthejme institucionet rrugët dhe sheshet e shqipërisë, shqiptarëve.

Koha nuk pret, Shkodra, Vora dhe kthimi i Prokurorisë në një shtojcë të Organizatës kriminale të Rilindjes tregon se duhet të dalim nga kjo situatë një orë e më parë, shtoi Basha.
Shtuar më 22/08/2019, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori